Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Young frymëzon Manchesterin, Tottenham në krizë rezultatesh

Manchesteri i Mourinhos ia doli me sukses në transfertën e vështirë ndaj Watfordit, duke fituar me rezultatin 2-4. ‘Djajtë e kuq’ dominuan takimin gjatë gjithë kohës, por në minutat e fundit pati edhe një moment paniku.

Manchester United-i e nisi në mënyrë të shkëlqyer takimin, i drejtuar nga një Ashley Young i papërmbajtshëm, që shënoi 2 supergola brenda 25 minutave të para, ndërsa Anthony Martial dërgon rezultatin në 3-0, në minutën e 32-të.

Dukej se çdo gjë po shkonte për bukuri për skuadrën e Mourinhos, por një 11-metërsh i shndërruar në gola nga Deeney në të 77-ën dhe një gol i Doucoure në të 84-ën, rihapën sfidën dhe komplikuan takimin. Gjithsesi, entuziazmi i vendasve zgjati vetëm 2 minuta, sepse Lingard shënoi golin e 4-t pas një aksioni mjaft të bukur dhe fiksoi rezultatin 4-2.

Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, Tottenhami duket se është futur në një krizë rezultatesh në Premier League. Skuadra e Pochettinos është mposhtur mbrëmjen e sotme nga Leicester me rezultatin 2-1, duke pësuar humbjen e 3-të në 5 javët e fundit. ‘Dhelprat’ shënuan 2 herë në pjesën e parë, fillimisht me sulmuesin Vardy dhe më pas me fantazistin Mahrez, ndërsa goli i Harry Kane nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e londinezëve.

Në takimet e tjera, Brightoni dhe Crystal Palace u ndanë në barazim pa gola, ndërsa sfida West Brom-Newcastle përfundoi 2-2.

Premier League vijon të kryesohet nga Manchester City, me 37 pikë, i ndjekur nga United me 32 dhe Chelsea me 26. Tottenhami, pasi ruajti për shumë javë ritmin e skuadrës së Mourinhos, ka përfunduar në vendin e 5-të me 24 pikë. Java e 14 e kampionatit anglez do të vijojë nesër me 6 takimet e mbetura.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...