Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Liria ‘bie’ në fund, ndalet edhe Prishtina

Java e 18 e Vala Superligës në Kosovë, ka vijuar sot me 2 takimet e radhës, ndërsa në fushë zbritën edhe 2 skuadrat e vetme të kësaj lige, që drejtohen nga trajnerë shqiptarë.

Kështu, Liria e Prizrenit, që drejtohet nga Blendi Shkëmbi, udhëtoi për në Drenicë, për t’u përballur me skuadrën vendase. Ndonëse kishte përballë një kundërshtar mjaft të fortë, Liria u mbajt mirë deri në minutën e 93-të, kur Hamiti i ndëshkoi dhe i dha 3 pikët Drenicës.

Edhe Prishtina e Josës nuk ia doli të marrë fitore sot, në transfertën ndaj Feronikelit. Kryeqytetasit nuk shkuan më shumë se nja barazim pa gola, që gjithsesi i mban në vendin e dytë të renditjes.

Vala Superliga kryesohet nga Llapi i Podujevës me 33 pikë, i ndjekur nga Prishtina me 32 dhe Drita me 29, ndërsa 3 skuadrat që vijojnë, mes të cilave edhe Liria, kanë nga 28 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...