Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Strasbourgu i shkakton humbjen e parë në Ligue 1 PSG-së (video)

Skuadra e Strasbourgut bën surprizën e madhe në javën e 16-të të Ligës së parë në Francë, duke mposhtur 2-1 PSG-në kryesuese. Në “Stade de la Meinau”, skuadra që kërkon t’i largohet sa më parë zonës së ftohtë, shënoi që në 14-ën me Da Costan, në zhvillimet e një goditjeje të lirë.

Parisi i “yjeve” të mëdhenj të futbollit arriti të kthente baraspeshën në fund të pjesës së parë me Kylian Mbappe, pas një kombinimi mes Neymar dhe Cavanit, me uruguajanin që asistoi sulmuesin e ri francez.

Në pjesën dytë, pikërisht në minutën e 65-të, Bahoken gotiti saktë në zonë, duke e detyruar portierin Areola ta nxirrte për herë të dytë topin nga rrjeta. Pavarësisht humbjes, PSG mbetet në krye të klasifikimit me 41 pikë, 10 më shumë se Marseille.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Lille – Toulouse            1-0

Monaco – Angers         1-0

Nice – Metz                   3-1

Rennes – Amiens         2-0

Troyes – Guingamp     0-1

 

https://www.youtube.com/watch?v=8ejGBHe6X7Y

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...