Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi zyrtarizon trajnerin e ri pas shkarkimit të Maurice Steijn

Ajaxi i Amsterdamit ka emëruar John van’t Schip si trajner të përkohshëm, një javë pasi u nda me Maurice Steijn. Koha e Steijn tek “harkëtarët” mori fund pasi një serie prej katër humbjesh në Ereivisie, ku Ajaxi rendtet i parafundit. Kupa u mbush me humbjen e thellë 5-2 ndaj rivalëve të PSV Eindhovenit.

“Ajax emëron John van’t Schip si trajner të përkohshëm. Ish-lojtari i Ajaxit nënshkruan një kontratë me klubin që zgjat nga 30 tetori 2023 deri më 30 qershor 2025”, shkruhet në shënimin e klubit.

“Van’t Schip dhe Ajax kanë rënë dakord që ai të hyjë në një funksion në menaxhimin teknik nga 1 korriku 2024.”

59-vjeçari filloi karrierën e tij si lojtar i Ajaxit dhe kaloi 11 vjet në klub, më vonë u kthye si ndihmësmenaxher i Marco Van Bastenit dhe ishte trajner i përkohshëm në vitin 2009.

Lexo edhe:

“John është një njeri i Ajaxit, i cili ka shumë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare, në fushë dhe pranë saj. Për ne ai është personi i duhur për t’i dhënë një kthesë pozitive paraqitjeve tona,” – tha CEO-ja i Ajaxit, John van Halst.

“Së pari, si trajner i ekipit të parë dhe për një periudhë afatgjatë ne shohim një rol teknik të ndryshëm për të.”

Pozicioni i tij i fundit drejtues ishte në krye të kombëtares greke për më shumë se dy vjet deri në vitin 2021.

 

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...