Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Al Rayyan heq dorë nga Mandzukic, kroati “i burgosur” deri në janar

Mario Mandzukic dukej shumë pranë largimit nga bardhezinjtë, por sulmuesi duket se do të qëndrojë te Juventus të paktën deri në janar, kur hapet edhe sesioni i merkatos në pjesën më të madhe të kampionateve.

Kroati ishte shumë pranë kalimit në Katar, fillimisht te skuadra e Al Garaffa e më pas te Al Rayyan. Pikërisht këta të fundit ishin ende në garë për 33-vjeçarin, por me anë të një njoftimi në Twitter ata kanë deklaruar se kanë hequr dorë përfundimisht nga sulmuesi.

Mandzukic nuk po gjen hapësira me uljen e Sarrit në stolin e bardhezinjve, ndërkohë që ish-sulmuesi i Atletico Madridit e Bayernit preferon një kalim në Premier League.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...