Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Ivanovic lideri i ri i prapavijës së Teutës, e konfirmojnë shifrat

Erdhi te Teuta pa shumë bujë, por me një karrierë të pasur mbi shpinë dhe me objektivin për të zëvendësuar dy liderat e prapavijës gjatë edicionit të shkuar që udhëhoqën durrsakët drejt titullit kampion, ish-kapitenin Renato Arapi që u tërhoq nga futbolli dhe Rustem Hoxhën që u transferua në Kosovë. Deri tani Filip Ivanovic mbrojtësi që në të kaluarën ka luajtur edhe në Superligën serbe dhe në elitën e futbollit në Azerbajxhan i ka përmbushur pritshmëritë. Për shkak të një dëmtimi ai është aktivizuar në vetëm 3 sfida me Teutën në kampionat dhe në dy prej tyre me qëndërmbrojtësin serb në fushë pikërisht ndaj Partizanit dhe sëfundmi ndaj Egnatias skuadra e Edi Martinit nuk ka pësuar gol.

Ndaj Tiranës u ndëshkua tre herë por edhe aty Ivanovic e bëri deri diku detyrën e tij pasi shënoi një nga dy golat e Teutës. Gjithsesi më të mirën e tij në këtë sezon 29-vjeçari e ka dhënë në sfidën ndaj Egnatias. Siç u vu në dukje në emisionin Analizë Superiore në Supersport ndaj rrogozhinasve Ivanovic ishte një nga më të mirët në fushë për Teutën pasi fitoi 19 duele nga 26 në të cilat mori pjesë me një mesatare prej 73%, ndërkohë rikuperoi edhe plot 17 topa, duke rezultuar lideri i Teutës në prapavijë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...