Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ancelotti kërkon mbrojtje për Vinicius: Në çdo ndeshje e “marrin me shqelma”

Pas disfatës në finalen e Superkupës së Spanjës, Real Madrid u rikthye te suksesi në La Liga aty ku kryeqytetasit mposhtën në transfertë me rezultatin 0-2, Athletic Bilbaon. “Los Blancos” vijojnë ndjekjen e kryesuesve të Barcelonës teksa diferenca është vetëm tre pikë.

Ndërkohë, nga ana tjetër trajneri Carlo Ancelotti iu gëzua suksesit në San Mames, por edhe njëherë tjetër bëri thirrje që arbitrat të mbrojnë Vinicius Junior në fushë pasi braziliani merr shumë goditje nga kundërshtarët.

“Ishte një ndeshje në të cilën u mbrojtëm mirë, ishim shumë solidë dhe më pas erdhën golat që për mua ishin shumë të bukur. Vinicius? Ai është një person shumë i ndjeshëm dhe kundërshtarët në fushë e ngacmojnë vazhdimisht.

Por, nuk janë vetëm lojtarët kundërshtarë, në ngacmimet ndaj Vinicius bashkohen edhe tifozët apo në ndonjë rast arbitrat. Edhe në ndeshjen me Bilbaon e “morën me shqelma”, por besoj se situata do të përmirësohet. Ai ndonjëherë e humbet përqëndrimin, por mbetet një djalosh shumë i mirë. Ne e duam shumë dhe kërkojmë që të respektohet më shumë”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...