Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ancelotti: Trishtohemi kur nuk fitojmë, çfarë mendova te penalltia e Benzema

Një ekip nuk mund të fitojë gjithmonë në futboll. Kështu ndodhi edhe me Realin e Madridit, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Santiago Bernabeu” ndaj Osasunës, duke ndërprerë ecurinë fantastike prej nëntë fitoresh radhazi në sezonin e ri, mes kampionatit, Champions League dhe Superkupës së Europës.

Vendi i parë në La Liga tani ndahet me Barcelonën, ekip të cilin djemtë e Carlo Ancelottit do e presin në stadiumin e tyre në El Clasicon-n spektakolare që do të zhvillohet në 16 tetor. Kampionët e Spanjës dhe Europës, krijuan shumë raste, por shënuan vetëm një gol të rregullt në një sfidë ku Benzema humbi një penallti.

Carlo Ancelotti theksoi pas ndeshjes se ekipi i tij meritonte fitoren, por u tregua i sinqertë duke deklaruar se lojtarët mund dhe duhet të bënin më shumë në fushën e blertë. “Loja në përgjithësi nuk kishte një ritëm shumë të lartë. Nuk ishte një ditë e mirë për ne, por meritonim të fitonim.

Ndeshja nuk shkoi ashtu siç do donim, por nuk duhet të justifikohemi. Skuadra kishte bërë shumë mirë deri tani dhe një barazim si ky ndaj Osasunës futet te gjërat që ndodhin gjatë një kampionati. Sigurisht që duhet të përmirësohemi.

Askush nuk është i gëzuar kur Reali nuk fiton, barazimi na trishton, por do të reagojmë shpejt”, deklaroi trajneri italian, i cili u ndal edhe te gjendja e Courtois (mungoi për shkak të një tërheqjeje muskulore) dhe penalltia e Benzema, i cili u ndal nga traversa.

 

Dëmtimi i Courtois nuk është i rëndë, por të shohim rezultatin e analizave. Penalltia? Mendova të ndërroj goditësin, por Karim ekzekutoi dy penalltitë më të mëdha sezonin e kaluar. Ai është goditësi më i mirë që kemi”, përfundoi Ancelotti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...