Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Apolonia gati për rifillimin e kampionatit, dy titullarë besojnë te ngjitja në Superiore!

Apolonia ka qenë gjithmonë një prodhuese talentesh për futbollin shqiptar dhe shumë prej lojtarëve të Superiores apo dhe futbollistë të kombëtares, në të shkuarën kanë mbajtur veshur fanellat e klubit fierak. Aktualisht një pjesë e mirë e lojtarëve të ekipit Shpresa vijnë gjithashtu nga Apolonia, skuadër që po lufton për t’u ngjitur në Superiore, ku rivaliteti është i madh me Lushnjën dhe Pogradecin. Mesfushori Aleksander Zaimaj dhe portieri Romeo Harizaj shprehen besimplotë se këtë vit jeshilët do të rikthehen mes më të mirëve.Ndërkohë që Aleksandër Zaimaj forcën e Apolonisë e shikon te oreksi i lojtarëve për fitore.

Apolonia këtë vit ka befasuar dhe në Kupë ku kundërshtari do të jetë Kukësi. Një emër i madh, por Apolonia kërkon sërish surprizën. Për Zaimajn kjo sfidë do të jetë dhe një vitirinë e mirë për futbollistët e ekipit për të rënë në sy.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...