Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atalanta shpërdoron, Roma i merr një pikë!

Atalanta nuk përfiton dot nga hapi fals i Milanit për t’u ngjitur në vendin e dytë të Serie A dhe për t’i bërë sadopak presion Interit kryesues. Bergamaskët e Gasperinit ngecën në një barazim 1-1 ndaj Romës në Olimpico në një ndeshje që Atalanta e dominoi për 70  minuta dhe që verdhekuqtë morën një pikë në këtë sfidë meritat shkojnë të gjitha për Pau Lopez por edhe repartin sulmues të Atalantës që shpërdoroi shumë, sidomos me Luis Muriel në pjesën e dytë dhe në fund bergamaskët rrezikuan të dilnin edhe pa pikë, nëse Dzeko do të ishte më i saktë, por edhe nëse Gollini nuk do të ndalte dy tentativa. Pas disa rasteve të shkëlqyera të cilat i çoi dëm në minutat e para, Atalanta zhbllokoi shifrat në minutën 26-të me ukrainasin Ruslan Malinovsky pas asistit perfekt që mori nga gjermani Robin Gosens.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërkohë që në fraksionin e dytë Gasperini hodhi në fushë Luis Muriel i cili shpërdoroi minimalisht dy gola të sigurt deri në minutën e 69-të kur Gosens mori kartonin e dytë të verdhë dhe la miqtë me një lojtar më pak në fushë. Që nga ky moment, Atalanta u shua dhe në fushë kishte vetëm një skuadër Roma që shfrytëzoi superioritetin numerik duke barazuar rezultatin me goditjen e parë në portë në minutën e 75-të me anë të Brian Cristantes që mposhti Gollinin me një goditje nga distanca.

Në fund heroi i Atalantës ishte pikërisht Gollini që i dha një pikë skuadrës së tij me dy pritje deçizive. Atalanta u ndal pas 5 fitoresh radhazi dhe tashmë ndan vendin e tretë me Juventusin me nga 65 pikë, ndërkohë që Roma me këtë barazim vetëm matematika e mban ende në lojë për një vend në Champions, pasi me shumë gjasa nga kampionati do të shkojë në Conference League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...