Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Bartomeu i mbyll derën Neymarit: S’ka kthim pas

Josep María Bartomeu, presidenti i Barcelonës, përgënjeshtron spekulimet e fundit mediatike që flasin pro një rikthimi të mundshëm të “yllit” brazilian, Neymar, në organikën e katalanëve. Bartomeu bëhet kështu zëri përfaqësues i atyre që kanë mohuar një rikthim të mundshëm të sulmuesit aktual të PSG, kur zhurma mbi këtë çështje është në kulmin e saj. Pas largimit të sulmuesit 26-vjeçar drejt Parisit, në gusht të 2017-ës, për shifrën marramendëse të 222 milionë eurove, nuk është hera e parë që mediat fantazojnë mbi të ardhmen e tij, por këtë herë u duk sikur kishte diçka më konkrete mbi këtë çështje.Tashmë Bartomeu mohon interesin e klubit për rikthimin e bujshëm, duke shtuar se merkatoja e janarit do të jetë e qetë për Barçën.

“Neymar? U largua pa e kthyer kokën pas dhe ne nuk kemi as qëllimin më të vogël të bëjmë ndonjë lëvizje për të. Për më tepër, në merkaton e janarit mendojmë të mos jemi shumë aktivë, vetëm në rast se trajneri do të kërkojë ndonjë emër specifik. Mund t’i referohemi Barcelonës B, ku ka elementë që mund të integrohen edhe në skuadrën e parë.”

Që pas kalimit në “Parc des Princes”, Neymar ka shfaqur një formë dhe rendiment në ngritje, duke shënuar 39 gola në 41 takime në të gjitha kompeticionet. Në edicionin aktual ka shënuar 11 herë në 11 ndeshjet e zhvilluara. Pavarësisht rendimentit të Neymar shija e hidhur e largimit të tij duket se nuk është kapërdirë ende nga katalanët, me Barotmeun që shton:

“Nuk preferojmë lojtarë që paguajnë klauzolën dhe largohen. Ne jemi për ata futbollistë që e duan këtë skuadër.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...