Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Bëhu Arbitër”/ FSHF u bën thirrje të rinjve të bëhen pjesë e botës së arbitrimit

UEFA ka ndërmarrë së fundmi një fushatë drejtuar të gjithë të rinjve në mbarë Europën, për t’u bërë pjesë e botës së arbitrimit. Nën moton ‘Bëhu një Arbitër’, UEFA fton dhe dëshiron të frymëzojë të rinjtë për të dhënë kontribut në sportin e futbollit si zyrtarë të ndeshjeve të futbollit.

Fushata është pjesë e një programi të gjerë të mbështetur nga federatat europiane, me qëllim për të rekrutuar arbitra të rinj në të gjitha vendet.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit i është bashkuar thirrjes së UEFA-s. Qeveria shqiptare e futbollit dëshiron të ftojë të gjithë të rinjtë shqiptarë për t’u bërë pjesë e një eksperience unike, që ta ofron vetëm bota e futbollit.

Lexo edhe: 

Të gjithë ata të rinj, të cilët mund të kenë pasur një eksperiencë në botën e futbollit apo që janë të apasionuar pas lojës magjike mund të bëhen pjesë e Akademisë së Arbitrimit. Dhe të nisin një karrierë si profesionistë në të ardhmen.

Arbitrat janë një pjesë vendimtare e lojës së futbollit. A jeni kuriozë të mësoni më shumë se si është të jesh i tillë? Mund të bëheni pjesë e botës së arbitrimit duke nisur aplikimin tuaj në adresën e email-it [email protected].

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...