Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Besa kërkoi autobus”, Rraklli në “Elite Show”: Kushtova 300 mijë marka, si Zhega më doli fjale

Altin Rraklli është një nga sulmuesit më të kompletuar që ka veshur fanellën e kombëtares kuqezi. 53-vjeçari, i pari shqiptar që luajti në Bundesliga, u ndal tek disa tema në emisionin “Elite Show”, çdo të hënë në SportNews (21:00) nën drejtimin e moderatorit Gjergji Stefa.

Në vitin 1992 u transferua nga Besa në Freiburg, teksa tregon edhe të vërtetën e “përplasjes” me Mehdin Zhegën, ish-trajnerin e Kombëtares.

Në ato kohë ishim pa kartonë, merrej leja në Federatë. Ishte gjë e madhe të ikje jashtë, Federata ndihmoi. Në momentin që unë erdha në Gjermani, përpara dhënies së ‘ok’-it nga Federata, erdhi nga Gjermania shefi i klubit dhe trajneri im. Ranë dakord për një shumë rreth 250 mijë marka.

Besa kishte probleme të bazës materiale dhe nuk kishte autobus. Besa kërkoi autobus, por kushtonte shtrenjtë. Gjermanët ofruan dy mini busa dhe bazë materiale.

Pas një viti, presidenti më dha edhe 50 mijë marka, pasi më tha se kemi paguar pak për ty. Besa kaloi një sezon me ato para. Pra në total, 300 mijë marka.

Lexo edhe:

Kur ika në Gjermani, isha i pari shqiptar, atje nuk e dinin se ku binte Shqipëria. Të tjerët që erdhën pas meje e patën disi më të lehtë. Ne i kemi treguar botës që një vend kaq i vogël nga Shqipëria nxjerr talente. Me një diktaturë, por me një sistem të organizuar nga futbolli, ishim të përgatitur. Nuk duhet të jemi mosmirënjohës.

Ndeshja që kam shijuar më shumë? Golat që bëja më shijonin kur fitonim ose barazonim. Zgjedh ndeshjen me Rusinë. E fituam në Shkodër, ishte goli i parë që hapi serinë. Na dha tri pikët.

Përplasja me Zhegën? Kam qenë natyrë shumë e drejtë, ashtu jam edhe sot. Kur profesori, rahmet pastë, erdhi në ekipin kombëtar, unë isha pothuajse nga fundi i karrierës. Më aktivizoi pak në një miqësore. Pata një bisedë, e pyeta dhe ai më garantoi se bëja pjesë e formacionit të Kombëtares.

Më pas erdhën dy ndeshjet e Shqipërisë. Luaja në Bundesliga, më aktivizoi në Gjermani në minutën e 60’. E justifikova veten, barazuam dhe na bëri gol Klose në shtesë. Në Leverkusen.

Nuk i kam diskutuar asnjëherë vendosjet e trajnerit, për respekt të tij dhe çunave të ekipit. Por, nëse trajneri më jep siguri që jam lojtar stabël, dhe më del fjale në dy ndeshje të rëndësishme…  më fut edhe vonë. Ishte fyerje e madhe për mua“, përfundoi Rraklli, autor i 11 golave me fanellën kuqezi.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...