Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdaric: Edhe fatin e kemi merituar, Titulli? Nuk është luajtur as gjysma e kampionatit!

Thomas Brdaric u shfaq i kënaqur në mikrofonin e Supersport pas barazimit që mori skuadra e tij ndaj Partizanit në Elbasan Arena në supersfidën e javës së 17-të të Kategorisë Superiore. Trajneri gjerman theksoi se edhe fati meritohet ndonjëherë dhe në këtë sfidë Vllaznia kishte edhe fatin me vete.

“Shiu na solli fat, por e bëri edhe të vështirë lojën. Jemi skuadra që po na ndjekin të gjithë dhe duhet të bëjmë maksimumin për të fituar. Ishim më mirë pjesën e parë, kurse pjesën e dytë lëshuam terren dhe Partizani kishte rastet e veta”.

“Titulli? Jemi në mes të sezonit dhe jemi në këtë pozicion sepse e kemi merituar edhe fatin në ndeshje të caktuara. Duhet ta vazhdojmë të punojmë, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në dy muajt apo tre muajt e ardhshëm”.

“Lodhje në 30 minutat e fundit? Mendoj se të dyja ekipet e kishin të vështirë të luanin në këtë fushë. Pasi humbëm Krymin donim stabilitet dhe të kundërsulmonim. E kishim një rast, por nuk shënuam. Lojtarët nisën të mendojmë shumë dhe luajtëm të tërhequr. Duhej më shumë guxim, por kështu shkoi loja”.

“Dilaver një fazë pa gol? Nuk na intereson kush shumë shënon. Për besimin e tij normalisht ai do të shënojë shumë dhe uroj të realizojë sa më shpejt. Po punojmë fort dhe tani duhet të mendojmë për sfidën me Laçin dhe shpresoj të shënojë. E them sërish, rëndësi ka të ndryshojë skuadra”.

“Kartoni i kuq i Krymit? Të dyja e vuajnë. Partizani është mësuar, e bëri edhe kundër Tiranës. Ne nuk e kishim bërë dhe do mësojmë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...