Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Broja is back”, sulmuesi shqiptar i Chelsea-t gati të luajë titullar në derbi

"Broja is back", sulmuesi shqiptar i Chelsea-t gati të luajë titullar në derbi
"Broja is back", sulmuesi shqiptar i Chelsea-t gati të luajë titullar në derbifushë

Armando Broja u rikthye në fushë pas plot 287 ditësh mungesë, për shkak të një dëmtimi të pësuar në dhjetor në një miqësore ndaj Aston Villës. Pikërisht në ndeshjen e të dielës ndaj këtyre të fundit, 22-vjeçari shqiptar luajti rreth 22 minuta, duke treguar se tashmë dëmtimi është një kujtim i hidhur.

Ndonëse ishte vetëm ndeshja e parë që pas dëmtimit, Broja pritet të aktivizohet shumë shpejt titullar, që në derbin ndaj Fulhamit në “Craven Cottage’, i planifikuar për t’u luajtur të hënën e 2 tetorit.

Kjo pasi për derbin e Londrës Pochettino nuk ka asnjë sulmues të mirëfilltë në dispozicion, duke qenë se Nicholas Jackson plotësoi numrin e 5 kartonëve të verdhë. Në të tilla kushte, Pochettino pritet t’i japë sërish 35-40 minuta Brojës në ndeshjen e të mërkurës ndaj Brightonit në EFL Cup, në mënyrë që të pas ta aktivizojë titullar të hënën ndaj Fulhamit.

Lexo edhe:

Derbi i Londrës do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për fatin e trajnerit argjentinas, i cili nuk mund të fshihet më pas mungesave dhe një tjetër rezultat negativ, do të shënonte ‘kapitullimin e tij’.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...