Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Cadizi zyrtarizon trajnerin e ri vetëm pak ditë pas shkarkimit të Gonzalez

Cádiz zyrtarizoi Mauricio Pellegrinon si trajnerin e ri, pozicion që deri pak ditë më parë mbahej nga Sergio Gonzalez.

“Faleminderit për mundësinë që po më jepet. Është hera e parë që më duhet të drejtoj një ndeshje pas vetëm tri ditësh punë, por sfidat më kanë pëlqyer gjithmonë. Futbolli është pasioni im, është jeta ime. Kënaqësi që mund të rikthehem në ligën spanjolle,” ishin fjalët e para të Pellegrinos.

Lexo edhe: 

52-vjeçari ka drejtuar në periudha të shkurtra kohë ekipe si Valencia, Alaves dhe Leganes në La Ligas, Southamptonin në Angli dhe Indipendienten dhe Estudiantesin në Argjentinë.

Përvoja e tij e fundit si trajneri ka qenë në solin e Vélez Sarsfield (2020-2022) po në Argjentinë.

Cadizi renditet në vendin e 18 në La Liga me vetëm 15 pikë, duke lënë pas vetëm Granadan dhe Almerian.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...