Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Casillas bën parashikuesin: Ju tregoj finalen e Champions League

Iker Casillas është një nga ata që kompeticionin e Champions League e njeh mirë. Ish-gardiani i famshëm spanjoll ka triumfuar tre herë me fanellën e Real Madrid në kompeticionin e rëndësishëm europian të klubeve ndërsa guxon të bëjë një parashikim edhe për Championsin e këtij sezoni.

Casillas beson se Real Madrid që është edhe kampioni në fuqi i këtij kompeticioni do të shkojë sërish në finale ndërsa nga ana tjetër sheh si rival të madrilenëve, Napolin e trajnerit Luciano Spallettit.

Kujtojmë se me shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës para disa ditëve është përcaktuar edhe rruga drejt finales së Stambollit me Napolin që në çerekfinale luan ndaj Milanit dhe më pas në rast suksesi përballet me një nga çifti Benfica-Inter.

Në anën tjetër, Real Madrid luan në çerekfinale ndaj Chelseat ndërsa në rast suksesi, atëherë do të përballej në gjysmëfinalen me fituesin e çiftit Manchester City-Bayern Munich.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...