Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Cavani më intereson”, trajneri i njohur konfirmon bisedimet me “El Matador”

Edinson Cavani vazhdon të studiojë ofertat e marra, por nuk po merr vendimin përfundimtar rreth së ardhmes. Sulmuesi uruguaian qëndron pa ekip pas largimit si lojtar i lirë nga Manchester United.

Klube nga Serie A dhe La Liga tentuan shërbimet e 35-vjeçarit, të cilin e ëndërron edhe Boca Juniors në Argjentinë.

Sky Sport shkruan se në garën për shërbimet e “El Matador” është futur edhe Nice sipas, që ka në stol Lucien Favre dhe ndihmës Arjan Peçon.

Tekniku zviceran ka pranuar interesimin për Cavanin në deklaratën e dhënë pas barazimit 1-1 ndaj Strasbourg. Nice ka interes edhe për Bamba Dieng, sulmuesin 22-vjeçar të Marseille.

Ai dhe Bamba Dieng janë futbollistë që më interesojnë, por vetëm kaq, nuk mund të flas më tepër. Nuk jam unë ai qe merret personalisht me negociatat”, deklaroi Favre.

Cavani e njeh mirë kampionatin francez, pasi ka luajtur për shtatë sezone me PSG (2013-2020), duke ia dalë të fitojë plot 21 trofe me ekipin kryeqytetas.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...