Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza, 32 gola në 4 ndeshje!

Kupa e Shqipërisë për vajza ngriti të dielën siparin e edicionit të 15-të me katër ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Takimi i parë ishte Tirana-Lushnja. Vajzat bardheblu triumfuan me rezultatin e thellë 16-0! Tirana realizoi gjashtë gola që në pjesën e parë të takimit, ndërsa në fraksionin e dytë u shënuan edhe dhjetë gola të tjerë.

Pas kësaj fitoreje, Tirana duket se ka siguruar një biletë për në gjysmëfinale. Vllaznia-Gramshi ishte ndeshja e dytë, që startoi në orën 12:00. Vajzat shkodrane fituan me rezultatin 2-0. Golat u realizuan në pjesën e parë. Vllaznia ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve.

Lexo edhe:

Një rezultat me goleadë mori edhe Apolonia, duke mundur Laçin me shifrat 11-1! Një sfidë që foli vetëm për fieraket, teksa vetëm në pjesën e parë realizuan nëntë gola. Edhe Partizani fitoi ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Vajzat e kuqe mundën 2-0 Kinostudion, me nga një gol për secilën pjesë. Duelet e kthimit do të luhen të dielën e 21 janarit, nga ku do të përcaktohen edhe 4 ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni.

Rezultatet e ndeshjeve të turit të parë eliminator

Tirana-Lushnja 16-0/ Lushnja-Tirana (21 janar)
Vllaznia-Gramshi 2-0/ Gramshi-Vllaznia (21 janar)
Apolonia-Laçi 11-1/ Laçi-Apolonia (21 janar)
Partizani-Kinostudio 2-0/ Kinostudio-Partizani (21 janar)

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...