Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City i pandalshëm, mposht edhe West Hamin dhe “fluturon” drejt titullit

20 fitore radhazi në të gjitha kompeticiont, një rekord të cilin Manchester City po e thellon ndeshje pas ndeshjeje. Citizens siguruan suksesin e radhës në Premier League, këtë herë 2-1 përballë West Hamit në “Etihad”, ku loja mbeti e hapur deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit, që sanksionoi suksesin e ekipit të Pep Guardiolës.

Takimi u zhbllokua pas 30 minutave lojë nga portugezi Ruben Diaz, që shfrytëzoi në maksimum asistin e Kevin de Bruyne.

“Hammers” gjithsesi u kundërpërgjigjen brenda pjesës së parë me golin e Antonios, duke shkuar me moral të lartë në dhomat e zhveshjes.

Golin e fitores për Manchester City-n e realizoi Stones në minutën e 68-të, pas bashkëpunimit me Mahrez.

Askush nuk po arrin ta ndalë  skuadrën e Guardiolës në këtë fazë të dytë të kampionatit e tashmë rikthimi te titulli kampion konsiderohet një formalitet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...