Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Conference League, Ballkani dhe Struga vulosin sot kalimin në “Play-Off”

Ballkani është vetëm një hap larg Play-Off të Conference League dhe ripërsëritjes së historisë, ndërkohë që Struga e Shpëtim Duros nga ana tjetër, këtë sezon ka mundësinë që të shkruajë historinë në arenën europiane.

Ekipi i Ilir Dajës do të zhvillojë, duke nisur nga ora 18:00 ndeshjen e kthimit ndaj Lincoln Reds Imps këtë të enjte, sfidë që transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 3”.

Lexo edhe:

Takimi i parë mes tyre u mbyll me fitoren 2-0 të ekipit nga Suhareka, që tashmë në transfertë i duhet vetëm të ruajë avantazhin që ka, për të kaluar në raundin final të kualifikueseve të Conference League.

Ndërkohë, Struga e trajnerit Shpëtim Duro po ashtu do e nisi disi e qetë ndeshjen në transfertë ndaj Hesperange, që luhet në orën 20:00 dhe që transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 2”.

Takimi i parë mes tyre u mbyll me fitoren bindëse 3-1 të Strugës, së cilës tashmë i duhet vetëm të mbajë avantazhin ndaj skuadrës nga Luksemburgu.

Nëse ia dalin të kalojnë në raundin final të kualifikueseve të Conference League, Struga dhe Duro do të vazhdojnë më shkrimin e historisë së këtij klubi në Europë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...