Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

COVID i shkakton probleme në mushkëri, Kimich mbyll para kohe vitin

Klubi i Bayern Munich ka bërë të ditur se Joshua Kimich nuk do të mund të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Julian Nagelsmann për tre ndeshjet e fundit të këtij viti. Kjo për shkak se gjermani multifunksional në fushë, ishte infektuar me COVID.

Megjithatë, edhe pse periudhën e karantinës e përfundoi në ditën e djeshme, mjekët nuk i kanë dhënë konfirmimin për të vazhduar me ngarkesën e stërvitjes. Së fundmi, është bërë e ditur se COVID i ka lënë pasoja 26-vjeçarit pasi i ka prekur mushkëritë dhe për të rikuperuar plotësisht ai nuk duhet të marrë ngarkesa fizike. Sakaq, edhe Kimich nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale tregon se do t’i duhet të tregohet i duruar me pjesën e shëndetit.

“Po ia dal mirë dhe ditën e djeshme përfundova periudhën e karantinës, mezi po pres të rikthehem pranë skuadrës dhe të rifilloj sërish stërvitjen. Megjithatë, duhet të tregohem i duruar sepse nuk më lejohet të marr një ngarkesë të lartë fizike, si pasojë e e prekjes së mushkërive nga COVID. Ndaj, tre ndeshjet e fundit do t’i ndjek nga divani dhe më pas do të rikthehem në aksion në muajin janar”, thekson Kimich, i cili në fakt është nga ata futbollistë që ende nuk është vaksinuar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...