Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Strategjia na funksionoi, vendimtare dëshira e lojtarëve

Skënderbeu mposhti Tiranën me rezultatin 2-1, ndërsa trajneri Ilir Daja, në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli”, deklaroi se skuadra e tij e interpretoi mirë ndeshjen dhe se vendimtare ishte dëshira e futbollistëve për të fituar.

Urime për fitoren…
Faleminderit. E kishim vlerësuar maksimalisht Tiranën, pasi ka një grup me lojtarë me eksperiencë dhe për më tepër një stol që të bën mjaft komod. Edhe manovrën e ka të konsoliduar, por siç e thashë para ndeshjes, e përgatitëm lojën që të mbroheshim mirë dhe të kundërsulmonim, gjë që na rezultoi mjaft mirë, pasi të gjithë futbollistët kishin dëshirë për të bërë mirë.

Ka shumë keqardhje për atë pezullim, që nuk ju lë t’i shijoni sa duhet fitoret…
Sigurisht që po të mos ishte ai dënim, do të kishim një tjetër Skënderbe dhe natyrisht që do të shijonim më shumë çdo rezultat pozitiv. Megjithatë edhe në këtë situatë, lojtarët japin maksimumin dhe kanë dëshirë për të arritur rezultate pozitive.

A rrezikon që Gripshi të largohet në janar, pasi po luan mjaft mirë?
Ne urojmë që jo vetëm Gripshi, por të gjithë lojtarët, të kenë një ofertë të mirë jo vetëm për vete, por edhe për klubin, pasi kjo është edhe filozofia e Skënderbeut për momentin. Kemi një grup shumë të mirë të rinjsh, si Elezi e Essien, që po bëjnë mjaft mirë dhe shpresoj që vazhdojnë kështu.

A ishte pjesë e strategjisë, fakti që i latë topin Tiranës?
Ishte pjesërisht pjesë e taktikës, pasi fillimisht donim t’i kapnim në presing të lartë, por nëse nuk do ia dilnim, do të kalonim në një presing difensiv. Na rezultoi pozitive, por mbi të gjitha, vendimtare ishte grinta dhe dëshira e futbollistëve për të marrë rezultat pozitiv.

Në pjesën e parë mund ta mbyllnit ndeshjen… Otto John duket se po rikthehet në formën më të mirë.
Jam dakord, pasi patëm disa sulme me epërsi numerike ndaj kundërshtarit, por nuk i zgjidhëm si duhet. Otto Johnin e kemi pritur prej kohësh dhe na vjen mirë që po rikthehet në formën më të mirë, pasi do të na ndihmojë si në fushë, ashtu edhe me rivalitetin në ekip.

Keni takuar javët e fundit edhe Halilin, edhe Idrizin. Po Takajn e takoni shpesh?
Jam takuar me të dy, ashtu siç jam takuar me Takajn vitin e kaluar, kur isha në Vlorë. Unë kam dhënë maksimumin në çdo ekip ku kam qenë dhe mund të pi një kafe me cilindo prej presidentëve, ashtu siç isha deri vonë mbrëmë me Takajn.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...