Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dëmtohet fantazisti Pulisic, ja kur pritet të rikthehet në fushë

Fantazisti amerikan Christian Pulisic pësoi një tjetër dëmtim dhe do të duhet të mungojë disa javë, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard.

Futbollisti ishte planifikuar të luante nga minuta e parë në tranfertën ndaj Burnley-t, por ndjeu shqetësim gjatë nxehjes para ndeshjes dhe u la pushim, ndërsa në fushë zbriti menjëherë gjermani Timo Werner.

“Kishte luajtur tre ndeshje radhazi dhe duhej ta menaxhonim lodhjen e tij, megjithatë do të shohim si do të jetë gjendja në 24 orët e ardhshme. Shpresoj që të rikthehet sa më shpejt, ndonëse mjekët kanë parashikuar një ndalesë disa javëshe”, u shpreh Lampard.

Gjatë muajit nëntor Chelsea ka në kalendar 5 ndeshje për të zhvilluar, dy prej të cilave janë në Ligën e Kampionëve ndaj francezëve të Rennes dhe tre në tjerat në kampionat ndaj Sheffield United, Newcastle dhe Tottenham Spurs.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...