Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Deschamps, ironik: E shoh që e njihkeni mirë Australinë!

COUPE DU MONDE DE FOOTBALL FIFA QATAR 2022 / FRANCE - AUSTRALIE / CONFERENCE DE PRESSE DE DIDIER DESCHAMPS PHOTO LE PARISIEN / ARNAUD JOURNOIS

Didier Deschamp u tregua kritik ndaj gazetarëve në konferencën për shtyp para sfidës së parë me Australinë. Në mungesë të pyetjeve për kundërshtarin, trajneri i “Gjelave” komentoi me ironi:

“E shoh që ju e njihni shumë mirë Australinë, sepse nuk më keni bërë asnjë pyetje për rivalin”.

Ndryshimet nga mungesa e Benzemasë: “Ka disa opsione, i kishim edhe kur Benzema ishte me ne. Nuk do të ndryshojmë shumë për shkak të mungesës së Karim.”

Giroud, si alternativë: “Ka aftësi të mëdha dhe është një sulmues që, edhe nëse nuk shënon, është gjithmonë i dobishëm, sepse i bën të tjerët të shënojnë”.

Pse nuk u zëvendësua Benzema: “Jemi 25 veta dhe mendoj se ka shumë opsione dhe ka lojtarë që nuk do t’i përdorim në të njëjtën mënyrë. Mendoj se me atë që kemi, ne jemi gati”

Gjendja e Camavingas dhe Varane: “Nuk ishte serioze dhe kjo është arsyeja pse Camavinga nuk u stërvit dje. Nuk ka asnjë problem dhe do të jetë në dispozicion sot. Varane po bën mirë, ai është i disponueshëm për lojën që na pret”.

Evolucioni i Mbappésë që nga viti 2008: “Kylian ishte i ri dhe është ende. Ishte tashmë i pjekur atëherë dhe është më shumë tani. Është më i njohur në mbarë botën. Gjithmonë bën diferencën dhe ne do të kemi nevojë për të. Është nga të paktët që mund të jetë vendimtar në çdo moment”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...