Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Di Biagio injoron Raiolën dhe tregon rreshtimin e Italisë

Në prag të takimit miqësor Itali-Argjentinë, edhe Gigi Di Biagio ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, i shoqëruar nga kapiteni dhe lideri i Italisë, Gigi Buffon. Tekniku i përkohshëm i Italisë ka injoruar deklaratat e menaxherit të Balotellit, ndërsa tha se është i përqendruar te puna me kombëtaren .

Debutoni në pankinën e Italisë. Keni emocione?
Di Biagio: Nuk kam kohë për të provuar emocionet, pasi duhet të jem i përqendruar te puna dhe të orientoj sa më mirë skuadrën në fushë.

Si i keni pritur fjalët e Raiolës?
Di Biagio: I lexova, por pas dy minutash iu riktheva punës me skuadrën dhe vijuam stërvitjen.

Çfarë i keni kërkuar skuadrës për këtë takim?
Di Biagio: Duhet të ndalojmë se menduari për të shkuarën dhe të luajmë futboll në fushën e lojës. Nga nesër duhet të ndryshojmë faqe dhe duhet ta bëjmë këtë gjë shumë shpejt, me dëshirën dhe entuziazmin e duhur.

A priten ndryshime në modulin e Italisë?
Di Biagio: Po, pasi do të rreshtohemi me 4-3-3. Mendoj se duke parë karakteristikat e lojtarëve që kemi në dispozicion, kjo është skema ideale. Shumica e tyre luajnë në rreshtimin 4-3-3 në skuadrat respektive, ndaj mendoj se do të përshtaten më lehtë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...