Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dinamo-Laçi, “Nëndetësja” për konfirmimin, kurbinasit synojnë “kthimin në shina”

Java e dytë e Kategorisë Superiore ngre siparin këtë të premte me Dinamo-Laçi (19:45), një ndër sfidat më grishëse të një raundi emocionues ndeshjesh që si gjithmonë do të transmetohen të gjitha live në Supersport. Blutë e kryeqytetit, pas rikthimit me triumf në elitën e futbollit shqiptar në fitoren 0-2 në transfertën me Kastriotin, kërkojnë një konfirmim tanimë përballë një kundërshtari të fortë si Laçi, që për më tepër vjen i etur për të reaguar pas nisjes me hap fals përballë Vllaznisë.

Konture të reja për t’u përvijuar pikërisht në këto sfida, me Dinamon e Bledi Shkëmbit të ndërtuar për t’u rikthyer në majë, aty ku I takon legjendës së futbollit shqiptar, pavarësisht se me një skuadër të ndërtuar nga e para.

Te Laçi, ndërkohë, aventura e trajnerit malazez Vukicevic nuk ka nisur ashtu si duhet, sidomos në aspektin mbrojtës, pasi kurbinasit pësuan plot 5 gola në shtëpi nga kuqeblutë, ndaj dhe sfida ndaj Dinamos është një moment ku kërkohet ringritja për të mos goditur besimin në grupin e bardhezinjve, që pas një vere të suksesshme në Kupat e Europës kërkojnë të bëjnë sërish një kampionat me petkun e pretendentëve për objektiva madhorë, ashtu si sezonin e shkuar.

Ndërkohë te Dinamo fitorja ndaj Kastriotit ka shërbyer për të injektuar qetësi, me skuadrën që demonstroi rrjedhshmëri e ide në lojë, duke evidentuar dhe golashënuesin Chinedu.

Blutë në kërkim të rikthimit te lavdia, dhe Laçi që synon të ruajë petkun e protagonistit, si gjithmonë këto vitet e fundit, kampionati sapo ka nisur, por një hap i rëndësishëm në rrugën e realizimit të ambicieve, kalon edhe nga sfida e kësaj të premteje, në “Elbasan Arena”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...