Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Drejtori i Ferrarit: Fola me Carlos, strategjia e skuadrës ishte e qartë

Drejtori i Ferrarit: Fola me Carlos, strategjia e skuadrës ishte e qartë
Drejtori i Ferrarit: Fola me Carlos, strategjia e skuadrës ishte e qartë

Drejtori i skuderisë së Ferrari-t, Frederic Vasseur foli për situatën e pakëndshme në bokset e skuadrës italiane, që solli dhe penalizimin e Carlos Sainz.

Problemi në skuderinë kokëkuqe ishte në momentin ku të dy pilotët e Ferrarit, Sainz dhe Leclerc u futën në boxe. Në momentin e fundit spanjolli duhet të priste Leclerc për ndërrimin e gomave duke u vonuar me 2 sekonda me ngadalësimin e shpejtësisë në daljen nga pit-stopi.

“Fola me Carlos-in sapo u kthyem në Maranello. Strategjia ishte e qartë që nga fillimi. Donim të krijonim një distancë të madhe nga ndjekësit tanë potencialë. Të gjithë pilotët në mbarë botën nuk duan të renditen pas shokëve të skuadrës, por plani ishte i detajuar. Kushdo që të ishte përpara do t’i jepej mundësia për të bërë më mire”, u shpreh drejtor i Ferrarit.

Lexo edhe:

Pas 9 garave në këtë edicion të botërorit të shpejtësisë, Ferrari është jashtë podiumit të konstruktorëve, duke u renditur në vendin e 4-të me 154 pikë. Red Bulli kryesues ka 377 ndërsa ndjekin Mercedes me 178 pikë dhe Aston Martin me 175.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...