Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita kërkon kthesën me Feronikelin, Prishtina vazhdimësinë ndaj Ferizajt

Në Ipko Superligën e Kosovës luhen këtë të shtunë tri ndeshjet e para të xhiros së pestë, dy prej të cilave do të zhvillohen në 15:45 dhe një në mbrëmje në orëm 19:45.

Kampionia Drita, do ta ketë një tjetër test të vështirë në Drenas përballë Feronikelit. Edhe pse patën një nisje shumë të mirë të sezonit me suksesin ndaj Prishtinës në Superkupën e Kosovës e më pas në javën e parë ndaj KEK-ut, “intelektualët” pësuan tri humbje radhazi me Flamurtarin, Lirinë dhe Llapin, duke e detyruar trajnerin Bekim Isufi që të japë dorëheqjen. Në sfidën e sotme Drita do të drejtohet nga Afrim Shahini e Shefket Sermaxhaj. Nga ana tjetër, Ferinokeli e nisi mirë me trajnerin e ri, Zekirija Ramadani, duke grumbulluar 8 pikë nga 12 të mundshme.

Takimi tjetër i orës 15:45 është Gjilani-Ballkani, ku favoritë për të marrë maksimumin e pikëve janë vendasit. “Skifterat” nuk kanë pësuar humbje në katër ndeshjet e para, duke marrë 2 fitore dhe po kaq barazime.

Tërheq vëmendje edhe takimi i mbrëmjes në “Fadil Vokrri”, Prishtina-Ferizaj. Kryeqytetasit, të drejtuar nga Mirel Josa, në letër e kanë të lehtë kundër formacionit të Afrim Toverlanit, që renditet në vedin e parafundit, por në futboll befasitë janë gjithmonë të pranishme.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...