Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dy blerjet e bujshme largohen nga Interi

Dy nga futbollistët e ardhur me shumë bujë në ditët e fundit të merkatos së verës së 2016-ës, Joao Mario dhe Gabigol, duket se nuk e kanë gjetur veten te skuadra e Interit.

Kampioni në fuqi i Europës me Portugalinë, Joao Mario kaloi 1 sezon e gjysmë te Interi dhe për asnjë moment nuk arriti të krijojë vazhdimësi në lojën e tij dhe të fitojë një vend si titullar.

Pasditen e sotme zikaltrit arritën akordin me anglezët e West Hamit , për huazimin e numrit 10 në Angli për 6 muajt e ardhshëm, kundrejt një shume prej 1.5 milionë eurosh. Nëse Joao Mario bind, anglezët kanë të drejtën e blerjes së tij, për një shumë që mbetet të diskutohet vetëm në përfundim të sezonit.

Nga ana tjetër, Gabigol, pas fazës së parë të kaluar në huazim te Benfica, ku sërish nuk arriti të përshtatet, tani po rikthehet te Santosi, atje ku edhe shkëlqeu.

Zikaltrit kanë arritur akordin për huazim 1-vjeçar të Gabigolit, me qëllim që futbollisti të luajë me vijimësi dhe të rigjejë formën, për t’u rikthyer sërish në janarin e ardhshëm në Milano.

Me largimin e Joao Marios, Interi tani e ka më se të domosdoshëm afrimin e një mesfushori, ndërsa po ngulmohet shumë te pistat Ramirez dhe Kovaçiç.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...