Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

E diel e suksesshme për skuadrat shqiptare, Çinari mban Shkëndijën në krye

Shkëndija vijon të vrapojë në krye të renditjes, teksa pasditen e të dielës ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Makedonija GP. Vendosi një gol i sulmuesit shkodran Erald Çinari në minutën e 59’, që Shkëndija të merrte tre pikët dhe të ruante kryesimin me 16 pikë në 7 javë.

Me rezultatin minimal fitoi edhe Struga, që mposhti 1-0 Rabotnickin, falë një goli të Idrizit në fillim të pjesës së dytë, teksa vlen të theksohet se në pjesën e parë Ibraimi humbi një penallti.

Kjo është fitorja e katërt në 5 ndeshje për Strugën, që ka grumbulluar 12 pikë, por ka luajtur tri ndeshje më pak për shkak të angazhimit në Conference League.

Lexo edhe:

Sahiti, Dudu dhe Vosha shënuan në transfertën e Ohrit ndaj Voska Sport, duke i dhënë fitoren 2-3 Shkupit, një tjetër skuadër shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila ruan vendin e dytë të renditjes.

Pasdite pozitive edhe për skuadrën tjetër shqiptare, Gostivarin, që triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën shkupjane ndaj Vardarit. Kehinde dhe Goba shënuan për Gostivarin, që mori fitoren e dytë sezonale dhe la vendin e fundit, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...