Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“E duan 20 skuadra”, Chelsea-t dëshiron huazimin e sulmuesit, shans për Brojën

Sulmuesi i Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi (21 vjeç) dëshiron të ketë më shumë rëndësi në fushën e lojës dhe për këtë arsye ka kërkuar të largohet nga “Blutë” e Londrës me të cilët ka ende kontratë deri më 30 qershor 2024.

Pavarësisht se është një “as nën mëngë”për Thomas Tuchelin, i cili mund ta përdorë në disa pozicione, realiteti është se aktivizimi i sulmuesit të gjithanshëm londinez ra në mënyrë të ndjeshme sezonin e kaluar. Pjesërisht edhe për shkak të një problemi neurologjik që e mbajti larg fushës nga fillimi i marsit deri në këtë verë.

Pavarësisht këtyre problemeve, klubet që e “dashurojnë” Hudson-Odoin janë të shumta. Sipas Dharmesh Sheth, gazetar i “Sky Sports”, deri në 20 skuadra nga Seria A, Bundesliga, La Liga dhe vetë Premier League janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij. Nëse Hudson-Odoi do të largohet nga londinezët këtë verë, atëherë rriten mundësitë që Broja të ketë më shumë hapësira në formacionin e parë të Chelsea-t.

Bisedime me Borussian: Chelsea, që preferon huazimin në vend të shitjes së futbollistit, mësohet se është në bisedime me Borussian e Dortmundit, skuadër që u përpoq të inkorporonte tri herë anglezin gjatë merkatos së verës së kaluar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...