Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

E larguan nga Haas, djali i legjendës së Formula 1 i bashkohet “Shigjetave të Argjend-ta”

Mick Schumacher humbi vendin e tij në skuderinë Haas me këta të fundit që zgjodhën ta zëvendësonin djalin e legjendës Schumacher me Nico Hulkenberg. Megjithatë, 23-vjeçari nuk do të qëndrojë larg botës së Formula 1 teksa së fundmi është zyrtarizuar si piloti rezervë i Mercedes.

Shefi i skuderisë gjermane, Totto Wolf ka pasur gjithnjë një konsideratë të lartë për Schumacher dhe në këtë formë vendosi ta bënte pjesë të “Shigjetave të Argjend-ta” pas largimit nga ky post të Nick De Vries që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Alpha Tauri-t.

Tashmë, Schumacher është në dispozicion të Mercedes dhe do të jetë i gatshëm në momentin që një prej pilotëve Rusell e Hamilton nuk do të kenë mundësi të garojnë. Kujtojmë se sezonin e fundit, 23-vjeçari zhgënjeu duke koleksionuar vetëm 14 pikë me vendin e gjashtë që ishte edhe arritja e tij më e madhe, një pozicion që e regjistroi në Çmimin e Madh të Austrisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...