Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Edhe Atalanta në garë për Jovetic!

Pasi mbylli aventurën me skuadrën e Monaco, ku qëndroi për 4 vjet, Stevan Jovetic mund të rikthehet sërish në kampionatin italian, ku më parë ka veshur fanellën e Fiorentinës dhe të Interit. Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini kërkon ta rikthejë sërish malazezin në Serinë A, pasi e shikon 31-vjeçarin si pasuesin ideal të Josip Ilicic, i cili do të largohet nga bergamaskët gjatë kësaj merkato verore, pavarësisht se kontrata e lojtarit skadon në 2022-in. Sipas mediave italiane, pengesë për transferimin e Jovetic nën urdhërat e Gasperinit mund të bëhet kërkesa e lojtarit, i cili pretendon një pagë të lartë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...