Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo për mediat nigeriane: Çdo ndeshje si finale për Tiranën, nuk mendojmë për Championsin!

Emanuel Egbo njeriu që i ka ndryshuar fytyrën duke e kthyer në pak muaj nga një skuadër që dukej se do luftonte për mbijetesën në ekipin që kryeson kampionatin dhe që ka vendosur njërën dorë te titulli kampion.  Nigeriani në një intervistë për mediat e vendit të tij ka shpjeguar çelësin e suksesit të tij te bardheblutë.

“Para së gjithash, gjithçka fillon me Zotin sepse Ai i jep hirin, Ai është faktori im dhe frymëzimi im, Ai më zgjodhi që ta bëja këtë punë për t’i sjellë lavdi emrit të Tij. Tirana ishte në vendin e tetë nga dhjetë skuadra  kur unë mora përsipër ekipin në dhjetor, ata shkarkuan trajnerët që filluan sezonin, unë isha trajneri i portierëve atëherë. Lojtarët ishin të rrëzuar plotësisht psikologjikisht dhe fizikisht kur unë e mora përsipër ekipin. Me stafin tim, ne i vendosëm ata në rrugën e duhur, filluam të fitojmë, kemi luajtur 16 ndeshje, kemi fituar 15 dhe barazuar një. Sa i përket kualifikimit në Ligën e Kampionëve, ne po marrim ndeshjet tona njëra pas tjetrës, fitojmë njërën dhe vazhdojmë me të tjerët. Nuk më pëlqen të bëj llogari matematikore, çdo ndeshje është si një finale për ekipin tonë, kjo është ajo që u thashë lojtarëve të mi”, u shpreh Egbo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...