Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia rikthehet te fitorja pas shtatë ndeshjesh, ndaj Kukësit i mjafton një gol i Zejnullait

Egnatia fiton 1-0 ndaj Kukësit në ndeshjen hapëse të javës së 29 në Superiore. Rrogozhinasit u rikthyen te tre pikët pas plot shtatë ndeshjesh në kampionat teksa triumfi i fundit datonte më 29 janar të këtij viti ndaj Erzenit. Rrogozhinasit mposhtën në fushës e tyre verilindorët teksa vendasve i mjaftoi një gol i Zejnullait në minutën e gjashtë të pjesës së parë.

Lexo edhe:

Të besuarit e trajnerit Edlir Tetova patën shansin për të dyfishuar me anë të Spahiut në minutën e 21, por topi u ndal në traversë.

Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan më së miri avantazhin dhe ruajtën portën e paprekur me Kukësin që nuk pati forcë për të krijuar rrezikshmëri. Kështu, 90-minutëshi u mbyll me shifrat 1-0 për Egnatian që ngjitet në kuotën e 54 pikëve në vend të parë ndërsa verilindorët mbeten të fundit me 25 pikë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...