Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Eksperimentet e Panuccit, dyshimet në zgjedhje dhe rasti “Trashi”

Paraqitja zhgënjyese në testin ndaj Kosovës e kthen Kombëtaren Shqiptare shumë vite dhe hapa prapa. Nuk bëhet fjalë thjesht për një miqësore të humbur, as për një ndeshje të vetme, ku paraqitja është zhgënjyese, por në përgjithësi trajneri Christian Panucci po tregon limite. Duke nisur nga përzgjedhjet. 45-vjeçari është kritikuar së tepërmi pavarësisht premtimit për të bërë revolucion.

Kapiteni Ansi Agolli nuk merret në konsideratë, kjo jo sepse nuk ka formë, pasi është një nga më të mirët për të mos thënë më i miri në aktivitet. Mosha e penalizon të jetë pjesë e projektit “Panucci”. Italiani grumbulloi për këto dy miqësore Hysen Memollën, Egzon Binakun dhe Ermir Lenjanin, tre mëngjerashë që mund të luajnë në të majtë të mbrojtjes. Por ditët zvicërane i skarcuan të trija zgjedhjet për arsye dëmtimi, me trajnerin që nuk përdori të njëjtin metër si në rastin e dëmtimit të Thomas Strakoshës, që u zëvendësua nga Gentian Selmani.

Lorenc Trashi prej vitesh ka treguar formë në rritje dhe jo pak herë emri i tij është lakuar për të qenë pjesë e kuqezinjve. Megjithatë, italiani i stolit kuqezi nuk e mori në konsideratë 26-vjeçarin, duke preferuar të eksperimentojë ndryshe, duke spostuar nga e djathta në të majtë Bujar Likën në ndeshjen e parë si titullar me kuqezinjtë dhe të dytën pas minutave të marra ndaj Norvegjisë.

Në krahun tjetër, kolegu i tij, Bernard Challendes, ndali Odise Roshin me një lojtar të Superiores, Fidan Alitin e Skënderbeut. Për më tepër që te Lorenc Trashi trajneri Panucci nuk do të kishte vetëm një mbrojtës të majtë, por edhe një mesfushor qendre apo krahu, një alternativë më shumë në 3 pozicione në fushë.

Për të qëndruar tek emrat e kampionatit, meqenëse bëhet fjalë për një miqësore, në konsideratë mund të merreshin edhe Gledi Mici kampion dhe fitues i Kupës me Skënderbeun, si dhe Simon Rrumbullakun nënkampion me Kukësin. Është koha që Panucci të jetë më i kthjellët në momentin e përpilimit të listës, pasi një si Trashi e meriton të jetë të paktën pjesë e grumbullimit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...