Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Eliminatoret e Europianit U-17, Çekia turpëron 6-0 Shqipërinë

Përfaqëusesja U-17 e Shqipërisë e nis me një humbje turpëruese fazën eliminatore të Europianit, që po zhvillohet në vendin tonë. Në takimin e parë ndaj Çekisë, e luajtur në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë e rinj që drejtohen nga Xhemal Mustedanagic u mposhtën me rezultatin e thellë 6-0, duke u shpërfytyruar që në pjesën e parë.

Faza mbrojtëse e Shqipërisë linte për të dëshiruar, me numrin 8 të Çekisë, Wojatschke, që vallëzonte sikur të ishte në një ndeshje stërvitore me një ekip amator në zonën e kuqezinjve. Ai realizoi dy golat e parë në minutat 13’ dhe 19’, si dhe të tretin personal në fillim të pjesës së dytë. Zvoboda dhe Hlozek gjetën gjithashtu rrjetën në minutat 23’ dhe 42 të pjesës së parë. Vacklav Sjek vulosi rezultatin 6-0 pak para se të mbyllej takimi.

Diferencat në fushë ishin aq të mëdha, sa 17-vjeçarët e Shqipërisë e kishin të vështirë të organizonin aksione të rrjedhshme për t’iu afruan zonës kundërshtare. Sfida tjetër e Grupit 8 eliminator mes Azerbaixhanit dhe Norvegjisë përfundoi me fitoren 1-4 të nordikëve. Në ndeshjen e dytë në grup, Shqipëria do të përballet me Norvegjinë, më 26 tetor, po në “Elbasan Arena”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...