Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Faktori fushë aspak vendimtar, nuk ndihmon pretendentët e titullit

Rikonstruksionet e pjesshme të disa prej stadiumeve në vend kanë bërë që një pjesë e skuadrave të privohen nga mundësia për të luajtur në shtëpitë e tyre. Stadiumi “Niko Dovana” i Teutës po ndryshon tapetin, “Selman Stërmasi”, po ashtu, nuk e ka fushën në gjendjen më të mirë të mundshme, Kukësi pret të përfundojë rikonstruksioni i plotë i impiantit, ndërsa kompleksi i Partizanit vijon të jetë në ndërtim. Në të tilla kushte, skuadrat kanë ndërruar disa herë shtëpi, me faktorin fushë që gjithnjë e më shumë nuk ka të njëjtën peshë krahasuar me të shkuarën.

Nëse i hedhim një sy renditjes së përgjithshme pas, javës së 13-të, dhe pikëve që kanë grumbulluar skuadrat në ndeshjet si pritëse, bie në sy fakti që është gati e njëjta panoramë. Tirana kryesuese ka marrë më shumë pikë në ndeshjet si pritëse. Kukësi është skuadra e cila është në ekuilibër, teksa ka marrë të njëjtin numër pikësh 12 si në shtëpi dhe jashtë fushe.

Vllaznia është ekipi që në shtëpi ka marrë pikë po aq sa Tirana, duke bërë më mirë se Kukësi, ndërsa dhe Laçi ka bërë mjaft mire, duke koleksionuar 13 pikë nga 21 që ka marrë deri më tani. Për t’u veçuar fakti se në 4 ndeshjet e fundit në shtëpi kurbinasit jo vetëm që kanë marrë maksimumin, por nuk kanë pësuar asnjë gol.

Teuta kampione, Dinamo dhe Egnatia kanë marrë më shumë pikë jashtë fushe sesa në sfidat si pritëse. Durrsakët kanë grumbulluar 10 pikë si udhëtues, ndërsa 2 më pak si pritës, ndërsa dy ekipet e ardhura nga Kategoria e Parë kanë rrëmbyer nga një pikë më shumë në sfidat e luajtura jashtë shtëpive të tyre.

Kastrioti dhe Skënderbeu, të cilat ndodhen në vende te fundit të klasifikimit, duket se kanë tepër të rëndësishëm faktorin fushë. Korçarët kanë marrë 9 nga 11 pikët e grumbulluara deri më tani në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa Kastrioti po ashtu ka marrë vetëm 1 pikë jashtë fushe.

Faktori fushë gjithnjë e më shumë duket se nuk gjen më vend në futbollin shqiptar, të paktën diçka të tillë e thonë numrat.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...