Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Femrat vënë në vend nderin, Italia “hakmerret” ndaj Zvicrës

Përfaqësuesja e Zvicrës ishte e para që i dha një goditje Italisë për ta lënë për të dytin edicion radhazi jashtë Botërorit, pasi u rendit e para në grup dhe detyroi të kaltrit të luajnë në Play Off, ku morën edhe humbjen fatale ndaj Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë italianët janë “hakmarrë” ndaj helvetëve, këtë herë me gratë, pasi përfaqësuesja e kaltër e femrave, ka fituar 0-1 ndaj asaj të Zvicrës dhe i ka parakaluar këto të fundit.

Një gol i Cristiana Girellit me goditje dënimi në të 83-ën, rezultoi vendimtare për Italinë, që tashmë kryeson grupin dhe ka në dorë fatin për të marrë një biletë për në Botërorin e Australisë dhe Zelandës së Re.

Dy ndeshjet e fundit në grup Italia do t’i luajë në shtator ndaj Rumanisë e Moldavisë, dy kundërshtare lehtësisht të kalueshme dhe tashmë vajzat e kaltra janë vetëm një hap larg Botërorit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Kategoria Superiore

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten...