Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FFK, turne në nderim të legjendës Fadil Vokrri

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor 2018, Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë një turne përkujtimor në datëlindjen e tij, më 23 korrik. Turneu do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit në këtë datë.

Në këtë turne janë ftuar dhe do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Llapit, Prishtinës, Flamurtarit nga Vlora dhe Përzgjedhja e veteranëve nga Maqedonia e Veriut  (veteranët +45 vjet).

Ky turne do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 23 korrik 2019.

Ndeshjet do të luhen në këto orare: 18.00, 19.00 dhe 20.00.

“Me këtë rast, FFK-ja u bën ftesë të gjithë dashamirësve e adhuruesve të futbollit, bashkëlojtarëve e bashkëkohësve, shokëve e miqve të Fadilit, si dhe mbarë opinionit në Kosovë dhe jashtë Kosovës, që të jenë të pranishëm në këtë turne përkujtimor, që ta nderojmë kujtimin për legjendën, Fadil Vokrri.

Në këtë turne janë ftuar po ashtu dhe figura të rëndësishme nga jeta sportive e politike nga Kosova dhe jashtë Kosovës.

Duke shpresuar dhe besuar në ardhjen tuaj, FFK-ja Ju falënderon të gjithëve.”

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...