Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

“Finalja më e rëndësishme se një kontratë”, trajneri i Sevillas: I di statistikat kundër Guardiolës

Sevilla sfidon Manchester Cityn në finalen e Superkupës së Europës teksa ambienti në radhët e andaluzianëve nuk është shumë i qetë pasi pak orë para ndeshjes me “the Citizens”, portieri Yassine Bounou është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite tek Al Hilal. Megjithatë, për trajnerin Jose Luis Mendilibar, diçka e tillë nuk përben shqetësim pasi ky i fundit shprehet se për lojtarin është më e rëndësishme një finale se një kontratë, ndaj pret që gardiani të jetë i fokusuar për ndeshjen me anglezët.

“A do të mbetet ndonjë lojtar pa u aktivizuar prej zërave të merkatos? Kjo është e pamundur për mua, por nuk është ky problemi. Problemi është që sezoni i ri nis kur skuadrat ende nuk e kanë përfunduar kolaudimin dhe nuk kanë mbyllur merkaton. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen dhe këtë më transmetojnë edhe vetë lojtarët.

Lexo edhe:

Për ata është më e rëndësishme një finale se sa një kontratë. Pastaj se çfarë ndodh pas finales nuk di të them. Këto janë ndeshjet më të lehta për t’u përgatitur nga një trajner pasi motivimi vjen në mënyrë natyrale. Të gjithë mendojnë për këtë ndeshje finale dhe motivimi është në maksimum”.

Mendilibar u pyet edhe për statistikat në lidhje me përballjet me Guardiolën teksa ka humbur shtatë dhe ka fituar vetëm një kundër kolegut spanjoll. “Nuk merrem me statistikat, është thjesht një tjetër ndeshje”, përfundoi Mendilibar.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...