Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fiorentina në zi, ndahet nga jeta Drejtori i Përgjithshëm

Fiorentina në zi, ndahet nga jeta Drejtori i Përgjithshëm
Fiorentina në zi, ndahet nga jeta Drejtori i Përgjithshëm

Zi në klubin e Fiorentinës. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Barone ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, pas dy ditësh në terapi intensive në repartin e kardio-kirurgjisë në një klinikë të njohur në Milano.

Barone pësoi një atak kardiak në një hotel në Bergamo, pak orë para ndeshjes mes Atalantës dhe Fiorentinës, e cila më pas u shty nga Liga e Serisë A pikërisht për shkak të gjendjes shëndetësore të administratorit të klubit vjollcë.

57-vjeçari u transportua me helikopter drejt klinikës në Milano, ku kreu edhe një ndërhyrje kirurgjikale dhe pas dy ditësh në gjendje kritike, mbylli sytë pasditen e të martës.

Joe Barone do të festonte ditëlindjen e 58 pikërisht të mërkurën e 20 marsit, teksa në krah të tij në momentet e fundit të jetës ishin bashkëshortja, katër fëmijët dhe nipi 11-vjeçar, si dhe disa përfaqësues nga klubi i Fiorentinës.

Lexo edhe:

Edhe klubi vjollcë ka reaguar nëpërmjet një komunikate zyrtare për vdekjen e Barones, ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta dhe ngushëllime për familjarët e tij.

“Me dhimbje të madhe dhe trishtim, Fiorentina humb sot një pikë referimi, një figurë që ka lënë shenjë në historinë e viteve të fundit të klubit dhe që nuk do të harrohet kurrë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Fiorentinës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...