Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Fjalët e para si lojtar i Milan, 19-vjeçari: Në jetë nuk ka limite, kam këmbë të fortë!

Aster Vranckx, 19-vjeçari që i është bashkuar Milanit falë formulës së huazimit për shumën e 10 milionë eurove nga Wolfsburg, ka dhënë edhe intervistën e parë si lojtar i kuqezinjve. Belgu thekson se Serie A i duket një kampionat shumë i ekuilibruar ndërsa shton se në jetë ai nuk vendos limite.

“Mendoj se transferimi te Milan është një hap i madh në karrierën time, do të provoj të jap maksimumin për klubin duke shpresuar që të fitojmë sërish titullin. Mentaliteti? Unë mendoj se në jetë nuk ka limite, duhet të shkosh drejt ëndrrave pa u dorëzuar kurrë. Mendoj se jam një mesfushor i fortë me këmbë të forta, por edhe me kualitet teknik. Kur mendoj për Milanin, në mendje më vijnë lojtarë si Kaka apo Ronaldinho.

Serie A dhe numri në fanellë? Nga ajo që kam dëgjuar dhe parë, mendoj se Serie A është një kampionat shumë i ekuilibruar dhe taktik. Kam zgjedhur numrin 40 sepse e kam veshur edhe më parë, është një numër që më jep ndjesi pozitive.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...