Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Formacionet e Itali – Suedi, Gagliardini ose Jorginho në vend të Verratit

Nuk pritet të ketë ndryshime në rreshtimin e Përfaqësueses së Italisë, në ndeshjen e kthimit play – off me Suedinë, që do të zhvillohet në “San Siro”, të hënën. Trajneri Gian Piero Ventura me shumë mundësi do t’i besojë të njëjtin rreshtim 3-5-2, me një ndyshim në mesfushë, ku në vend të Verratit, që është i skualifikuar, do të aktivizohet Gagliardini ose Jorginho. Sa i përket sulmit, mbetet për t’u vlerësuar gjendja e Simone Zaza-s. Gjithsesi, për momentin është e konfirmuar dyshja Immobile-Belotti. Nuk përjashtohet mundësia që Ventura të kalojë me “tredhëmbësh” në sulm, duke akivizuar edhe Insignen.

Në krahun tjetër, trajneri Andersson, konfirmon 9 nga 11 titullarë e ndeshjes së Stokholmit. Rikthehet nga pezullimi Lusting, që pritet të marrë vendin e Kraft në të djathtë të mbrojtjes. Në mesfushë ka vend për Johansson, me Claesson që do të ulet në stol.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...