Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”, është rikthyer pas pauzës dimërore me javën e 11-të. Menjëherë është regjistruar një rezultat surprizë në grupin A, teksa kryesuesit e ATS u mundën nga skuadra e PRIMO MFC me rezultatin minimal 0-1.
Në anën tjetër ishte skuadra Dymbëdhjeta që përfitoi nga hapi fals i ATS. Mundi 5-1 skuadrën e MD dhe tani e sheh veten në vendin e dytë me 25 pikë, po aq sa skuadra e IMMI dhe me një pikë më pak se ATS.
Në ndeshjet e tjera të grupit A, skuadrat e Panthers Shkodër, Legjendat, Vila-L, Vatër, Raiffeisen Bank dhe Luminesen fituan në sfidat e tyre. Në grupin B, Dajti dhe Kastriotët nuk gabuan në javën e 11-të.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Manaj fenomenal, gol kualifikimi në Kupën e Turqisë
- Aventurë për t’u harruar, lojtari dardan e mbyll me klubin turk
- Një gjerman për mbrojtjen, kampioni i botës drejt Serie A
- Mourinho te Napoli? Mendez telefonon presidentin De Laurentiis
Skuadra e Dajtit triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Al Ar dhe kryeson me 30 pikë. Ndërsa Kastriotët fituan 2-0 ndaj Coca Cola Tepelena dhe ndodhen në vendin e dytë me 27 pikë.
Në ndeshjet e tjera të grupit, skuadrat e Antigonean, Friends Team, Confucius dhe Big-Bite fituan në sfidat e tyre. Ndërsa u regjistruan edhe dy barazime në takimet, Ja Ar Plast-FC Parku 2-2 dhe Jata Market-North Gate 1-1.
Rezultatet e javës së 11-të të kampionatit të futbollit amator 9×9:
Grupi A
Barrikada-Panthers Shkodër 0-1
ATS-PRIMO MFC 0-1
Legjendat 9×9-Hidro Alfa 3-0
Dymbëdhjeta-MD 5-1
Elso-Vila-L 0-2
FB Passion-Vatër 1-2
Raiffeisen Bank-Ferraj FC 3-0
FC Illyrian Eagles-FC Luminesen 0-3
Grupi B
Coca Cola Tepelena-Kastriotët 0-2
Albamer-Antigonean 1-3
FC Dajti-Al Ar 1-0
Gaia Triumph-Friends Team 0-2
FC Confucius-Roamel 3-0
Ja Ar Plast-FC Parku 2-2
Jata Market-North Gate 1-1
FC Musa-Big-Bite 2-5