Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futboll 5×5/ ATS triumfon në finalen e madhe (VIDEO)

ATS 5×5 ia doli mbanë të triumfonte në sfidën finale përballë Nabucco 5×5, duke u shpallur kampion i zonës rajonale të Tiranës.

Ndeshja finale u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në kompleksin “East Park”. ATS fitoi me rezultatin 7-5.

Një ndeshje e luftuar deri në minutat e fundit, ku të dyja ekipet realizuan në total 12 gola. Por edhe humbën raste të mira për shënim.

Lexo edhe:

Në këtë kompeticion, që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, skuadra ATS 5×5 kishte ecurinë më të mirë.

Teksa eliminoi Marquez Kaffe 5×5, Vila L 5×5 dhe Dajti 5×5. Ndërsa në finale mundi skuadrën e Nabucco Lounge 5×5.

Kupa dhe medaljet për ekipin fitues u dorëzuan nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, Jurgen Demneri.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...