Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futbolli amator 5×5/ Përcaktohen 6 grupet, Forcat e Armatosura risia

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar këtë të mërkurë hedhjen e shortit për edicionin e katërt të Kampionatit Kombëtar të futbollit “5×5” për zonën e Tiranës. Ky kampionat do të startojë në javën e parë të muajit tetor.

Në shortin e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, që u drejtua nga drejtuesi i Departamentit ë Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri, u përcaktua ndarja e grupeve për zonën e kryeqytetit.

Në këtë edicion të katërt të kampionatit 5×5 në Tiranë do të marrin pjesë 57 skuadra. Të ndara në gjashtë grupe. Skuadrat do të luajnë me sistem vajtje-ardhje dhe më pas do të shpallin fituesin e kryeqytetit përmes fazës play-off.

Lexo edhe:

Një ndër risitë është krijimi i një grupi ku do të marrin plot 10 ekipe nga Forcat e Armatosura.

Kampionati më popullor i futbollit amator në Shqipëri ka ngjallur sërish interes të madh mes të apasionuarve të futbollit. Ndërkohë që shumë shpejt do të hidhet shorti edhe për kampionatet e zonave te tjera rajonale.

Më poshtë grupet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit “5×5” për zonën e Tiranës:

GRUPI 1: Casa de Fitness, Volta, Tulipanët, Pharma Cell, Kastriotët, Vila L, ATS, FC Kombinat, Shqiponja, Tillate Al St.

GRUPI 2: Turgut Ozal, FC Tigres, Legjendat, TV Klan, ROYALS, Whisky Bar, Marquez Kaffee , Immi, Old Friends, Dental Turk.

GRUPI 3: FC Jata Market B, Nabuço Lounge, Homeland Albania, Union Bank, Elso, GD Company, Çamëria, SFC Albania, Luem, Tech Team.

GRUPI 4: Jata Market, FC Drini, Dok Team, Erniku GS, Autoclinic, Julton, Holiday planner.al .

GRUPI 5: Cep Dinamo Invest, United Boys, Dajti, Danoçët, Sony A.D, Ventura, Barrikada, Barrikada B, Allias, FC Lucky.

GRUPI 6 (Forcat e Armatosura): BMBPFSHA, Forcat Tokësore, Forcat Detare, Forcat Ajrore, Komando Mbështetëse, AISM, Policia Ushtarake, ekipi i Akademisë FA, ekipi i FT Speciale, ekipi i FT Komando.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...