Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futbolli brazilian dhe ai botëror në zi, ndahet nga jeta “Zotëria” i Kupës së Botës

Futbolli botëror, dhe në veçanti ai brazilian është në zi pasi është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, Mario Jorge Lobo Zagallo. Ky i fundit kishte pasur disa shqetësime shëndetësore në vitin e kaluar duke u shtruar edhe në spital, e tashmë vjen lajmi i keq për ndarjen e tij nga jeta.

Lexo edhe:

Ish-anësori i majtë njihej ndryshe edhe si “Zotëria” i Kupës së Botës duke qenë se këtë trofe e fitoi dy herë si lojtar (1958 dhe 1962) dhe një herë tjetër si trajner duke udhëhequr Selecaon në Botërorin e vitit 1970 aty ku Brazili mposhti në finale 4-1 Italinë.

Por, historia e tij me Botërorët nuk mbyllet me kaq pasi në vitin 1994 ishte koordinator teknik i kombëtares së drejtuar nga Parreira që gjithashtu fitoi Kupën e Botës duke mposhtur edhe një herë tjetër Italinë në finale, këtë pas goditjes së penalltive. Zagallo është kështu edhe i vetmi që e ka fituar Kupën e Botës katër herë, në role të ndryshme.

Në karrierën e tij si lojtar, Zagallo u aktivizua vetëm me Flamengon dhe Botafogon ndërsa në karrierën si trajner, përveç suksesit me Brazilin, drejtoi edhe Botafogon, Fluminensen, Flamengon, Kuvajtin, Al Hilal, Vasco de Gama, Arabinë Saudite si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Kategoria Superiore

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten...