Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Futsallë/ Mbyllet faza e parë, Tirana fiton derbin dhe kryeson renditjen

Ka përfunduar java e tretë dhe faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Futsallës, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Këtë sezon marrin pjesë katër skuadra: Partizani Futsallë, Tirana Futsallë, Flamurtari Futsallë dhe Vllaznia Futsallë.

Të dyja sfidat e javës së tretë u luajtën të shtunën në orën 18:00. Në kompleksin sportiv “Goga Basket“ u zhvillua derbi i parë i sezonit mes Partizanit dhe Tiranës.

Sfida përfundoi me fitoren e thellë të bardhebluve me rezultatin 2-9. Tirana dominoi takimin që në start dhe arriti një fitore fantastike në derbin e parë të sezonit.

Lexoni edhe:

Takimi tjetër i javës ishte Vllaznia-Flamurtari, që u luajt në pallatin e sportit “Shkodër”. Ndeshja ishte e luftuar deri në fund u mbyll në barazim 2-2.

Pas përfundimit të fazës së parë Tirana kryeson renditjen me nëntë pikë, ndërsa Flamurtari i dyti me katër pikë.

Partizani renditet i treti me po aq pikë, ndërsa Vllaznia në vend të fundit me vetëm një pikë.

Rezultatet e javës së tretë të Kampionatit të Futsallës & renditja:
Partizani Futsallë-Tirana Futsallë 2-9
Vllaznia Futsallë-Flamurtari Futsallë 2-2

Renditja:
Tirana Futsallë 9 pikë
Flamurtari Futsallë 4 pikë
Partizani Futsallë 3 pikë
Vllaznia Futsallë 1 pikë

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...